Bashkia Malësi e Madhe ka zhvilluar dëgjesën publike për projekt buxhetin afat-mesëm 2020-2022. Kjo dëgjesë duhej zhvilluar me qytetarë por në fakt pjesëmarrës më shumë kanë qenë nga administrate duke bërë që të dështojë sa i përket pjesëmarrjes ashtu siç duhej të ishte nga qytetarët.

Kryetari i bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj në fjalën e tij u përqëndrua tek një investim i qeverisë për ujësjellësin e Koplikut duke harruar vetë investimet e bashkisë.

Shefi i financës në bashkinë Malësi e Madhe Altin Rrukaj u shpreh se buxheti në total për 2020-ën shkon në 886 milion lekë duke treguar edhe se si ndahen të ardhurat dhe shpenzimet.

Më pas kanë vijuar diskutime të ndryshme ku të pranishmit kanë shprehur disa prej pakënaqësive të tyre për buxhetin e 2020-ës për Malësinë e Madhe por edhe për projekt buxhetin afat mesëm.

Artikulli paraprakSTUDIO E HAPUR – 17.01.2020
Artikulli tjetërLLESHAJ: MË SHUMË TË VRARË NGA AKSIDENTET, SE NGA KRIMI