Duke filluar nga data 15 tetor, maskat do të jenë të detyrueshme në çdo ambient. Një masë e tillë e vendosur nga qeveria për një pjesë të banorëve në qytetin e Koplikut është konsideruar një vendim të duhur.

Përvec atyrë që janë pro maskës ka edhe nga ata qytetarë të cilët janë kundër vendimit për mbajtjen e maskave me detyrim në ambientet të hapura.

Që nesër të gjithë qytetarët që nga mosha 11 vjeç e sipër do të jenë të detyruar të mbajnë maskën mbrojtëse si në mjediset e brëndshme ashtu edhe jashtë. Në rast të shkeljes së masave qytetarët do të gjobiten me 3 mijë lekë të reja dhe 5 mijë për përsëritësit, të cilat do të faturohen tek faturat e energjisë.

Artikulli paraprakINFO PLUS – 14.10.2020
Artikulli tjetërBABAI I AUTORIT TË PLAGOSJES: THIRRJE DJALIT TË DORËZOHET