Rrjeti I dëmtuar elektrik është kthyer në një rrezik potencial për banorët e fshatit Bogiç në bashkinë Malësinë e Madhe. Vjetërsimi I këtij rrjeti ka bërë që qindra banesa në këtë zonë të mbesin pa energji eletkrike. Jo ne pak raste, përcjellësit e modifikuar nga vetë banorët janë në rrezik tjetër I shtuar, pasi institucionet nuk kanë ndërhyrë për zëvëndësimin e tyre.
banorë jashtë cameras tregojnë se një prononcim I tyre publik do të krijonte konflikte me institucionet në Malësi të Madhe ndaj preferojnë të mos diskutojnë për këtë problem. Më shumë se 100 familje, paguajnë çdo muaj faturën e energjisë elektrike në një kohë që shërbimi i ofruar nga OSSHE ka vend për shumë përmirësime.
Që prej viteve ’90 shumë pak investime janë bërë në rrejtin elektrik të kësaj zone. Shuëm prej shtyllave si shkak I mungesës së mirëmbajtjes rrezikojnë shëmbjen në tokë duke kërcënuar banorët aty pranë.
Pavarësisht rrezikut, banorët kanë ndërhyrë në mofidikimin dhe rivendosjen e tyre por kjo gjë nuk krijon siguri për ta. Fshati Bogiç paraqet mjaft kushte të vështira jetese ndërkohë që banorët tregojnë se nuk kanë shumë shpresë për qëndrimin e tyre në këtë fshat.