Rrugicat e ngushta vijojnë të mbeten një problem shqetësues për efektivët e repartit zjarrëfikës në bashkinë Malësi e Madhe. Shfrytëzimi i hapësirave nga banorët në rrugët e fshatrave të ndryshme vështirësojnë kalimin për automjetet, thotë drejtori i repartit zjarrëfikës në Malsinë e Madhe, Besnik Hasaj.
Drejtori Hasaj i bën thirrje banorëve që të ndërgjegjsohen, dhe të mos bllokojnë rrugët në mënyrë që të ndërhyet në kohë në rastet e zjarrit apo edhe shpëtimin e personave të cilët mund të jenë në rrezik për jetën.
Rastet e zjarrit të rëna gjatë këtij sezoni veror kanë qënë të shumta në Malësinë e Madhe. Ndërkohë me mbylljen e sezonit veror situata pritet të shkojë drejt përmirësimit.