Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme edhe në disa zona të tjera, kryesisht në banesat e vjetruara. Kështu shtëpia e familjes Delishaj në Bogiç të Malësisë së Madhe ka pësuar dëme të konsiderueshme. E zonja e shtëpisë tregon për vështirësitë ekonomike dhe se ajo shtëpi tashmë është e pabanueshme.

E zonja e shtëpisë Shpresa është e sëmurë dhe e ka të pamundur që të punojë ndërsa fëmijët e saj janë ende të vegjël. Puna hereë pas here që gjen bashkëshorti i saj nuk mjafton për asgjë ndaj kërkon ndihmë në këtë situatë të veshtirë me shtëpinë që e ka të pabanueshme.

Edhe në Malësinë e Madhe ashtu si në shumë zona të tjera ka shtëpi që janë dëmtuar dhe që tashmë janë të pabanueshme. Këto familje presin të ndihmohen si e gjithë pjesa tjetër në këtë situatë të vështirë që ndodhen.

Artikulli paraprakSHKODËR, PROMOVOHEN LIBRAT “RIZGJIM” DHE “QIELLI IM”
Artikulli tjetërSHKODËR, PROBLEMET E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR