E kanë shkarkuar nga çdo pozicion politik por tashmë ish-kryetari i partisë demokratike në Malësinë e Madhe Pjerin Spathari ka bërë një lëvizje që pak kush mund ta ketë pritur.

Spathari sëfundmi është emëruar drejtor i pyjeve në Malësinë e Madhe. Ka qenë vetë ish-kreu i demokratëve ai që ka konfirmuar përmes një bisede telefonike për “Star Plus” këtë kalim të tij si drejtor i pyjeve. Para pak kohësh në një mbledhje për riorganizimin e PD-së dhe zgjedhjet e reja që pritet të bëhen për degën e Malësisë së Madhe, në praninë e të deleguarit nga qendra Arben Ristani, Spathari u shkarkua nga çdo pozicion politik në PD duke u akuzuar si një nga ana ata që nuk punoi për demokratët në zgjedhjet vendore të 2015-ës. Edhe pse është shkarkuar nga detyra që mbante si kryetar i PD-së, Pjerin Spathari për çudi vazhdon që të jetë anëtar i thjeshtë i PD dhe këtë e ka konfirmuar vetë ai por nga ana tjetër ka pranuar që të jetë edhe drejtor i pyjeve duke qenë në formacionin e drejtuesve vendor të majtë në Malësinë e Madhe. Spathari bëri të ditur për “Star Plus” se ka marrë një ftesë si specialist nga kryetari i bashkisë Tonin Marinaj dhe e ka pranuar këtë ftesë për të qenë drejtor i pyjeve. Pretendon se është përjashtuar nga PD jashtë kritereve që ka vendosur kryesia ndërsa thotë se mbetet një demokrat i thjeshtë dhe se pret që të largohet nga drejtimi i PD Lulzim Basha duke e cilësuar këtë të fundit si një person që bën pazare. Spathari pret që PD të drejtohet nga lider si Sali Berisha apo të tjerë të ngjashëm si ai.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprak“EURO 2016”, DE BIASI NË KONFERENCË SHTYPI PARA NDESHJES ME ZVICRËN
Artikulli tjetërHAPET EUROPIANI, CEREMONI SPEKTAKOLARE