Edhe në bashkinë Malësi e Madhe prej dy javësh ka nisur vaksinimi anti – Covid. Drejtori I Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Riza Curraj bën të ditur se gjatë 15 ditëve janë kryer 1500 vaksinime në këtë zonë.
Drejtori Curraj bën të ditur se ndryshe nga sa është pritur, ka patur një interest të lartë të të moshuarve të cilët kanë kërkuar të vaksionohen kundër koronavirusit.
Drejtori I Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në bashkinë Malësi e Madhe ka një thirrje drejtuar qytetarëve në lidhje me sigurinë që ofron vaksinimi me vaksinën Sinovac.
Aktualisht, vaksinimi po kryhet në qendrat shëndetësore të njësive administrative në bashkinë Malësi e Madhe dhe lajmërimi I të moshuarve po bëhet sipas planit nga mjekët e familjes