Ky ishte apeli i bërë nga Vitore Asllani pak ditë më parë për problemet në banesën e saj sa i përket pranisë së lagështirës dhe rrezikut për shëndetin e 3 fëmijëve të vegjël në Pjetroshan të Malësisë së Madhe. Pak ditë pas këtij shqetësimi menjëherë ka ardhur një reagim nga administratori i njësisë Kastrat Miljan Gjeka
i cili ka marrë përsipër riparimin e shtëpisë të familjes Asllani në mënyrë që 3 fëmijët të jenë të sigurtë dhe të rriten shëndetshëm brenda mureve të banesës së tyre. E zonja e shtëpisë e falenderon administratorin e Kastratit Miljan Gjeka i cili mori përsipër që ta riparojë shtëpinë personalisht nga paratë e tij.
Fillimisht administratori i Kastratit ka dërguar mjetet dhe materialet e nevojshme për të bërë një ndërhyrje emergjente në familjen Asllani për të shmangur sa më shumë lagështirën përmes izolimit ndërsa në vazhdimësi do të kryhen të gjitha punimet e duhura për çatinë dhe muret në mënyrë që të mos kenë probleme.
Ky është një shembull për t’u vlerësuar i administratorit të Kastratit Miljan Gjeka i cili iu gjend pranë kësaj familje me shumë probleme ekonomike dhe 3 fëmijë të vegjël duke i mundësuar që të paktën shtëpia e tyre të jetë normale.