Per vite me radhe zona e Malesise se Madhe është hasur me mjaft problematika.Pavaresisht investimeve te shumta zona kerkon me teper vemendje nga qeveria.

Ështe Kryetari I Bashkisë Malesi e Madhe Tonin Marinaj i cili per Star Plus zbardh disa nga projektet qe do te jene ne vazhden e punes së tij .

Së fundmi Fondi i Zhvillimit Shqiptar ka parashikuar rikonstruksionin e rrugës nacionale Koplik – Dedaj dhe Dedaj – Razëm e cila do jetë në gjerësinë 8 metra e gjysëm.

Një projetkt i nivelit të lartë për një zonë kaq të rëndësishme e cila kufizohet nga 4 pika turistike.

Ne vemendjen e bashkise Malesi e Madhe do jete dhe turizmi. Se shpejti pika turistike e Vermoshit do ti nënështrohet një sërë investimesh.

Një vëmendje të veqantë bashkia e Malësisë së Madhe do ti kushtojë dhe arsimit.Me ndihmen e qeverise kryetari Marina thote se do te investohet ne dy shkolla atë të Dedajve dhe të Vrakës.

Ndër të tjera Kryetari Marinaj rikthen në vëmendje dhe domodsdoshmërinë e investimeve në ujësjellësin e Malësisë së Madhe .

Artikulli paraprakM.MADHE, KONTROLLET PËR KANABISIN, 5 RASTE NË DY MUAJ
Artikulli tjetërAMORTIZIMI I RRJETIT ELEKTRIK, PROBLEM NË VAU DEJËS