Rruga e Kaldrunit në Malësi të Madhe është kthyer në një segment të rrezikshëm për qytetarët. Mungesa e ndriçimit, sinjalistikave rrugore si dhe shpejtësia tej normave të lejuara janë disa nga problematikat, të cilat shpesh herë janë kthyer në burim për aksidente. Ndaj kjo ka bërë që qytetarët të cilët lëvizin kryesishtë në këmbë apo me motorçikleta të ndihen shumë të rrezikuar sidomos gjatë natës.
Qytetarët shprehen se institucionet përkatëse duhet të marrin masat e duhura për të evituar aksidentet , dhe rrezikun që ky aks sjell.
Mbrëmjen e së hënës në segmentin e njohur si rruga e Kaldrunit në Malësi të Madhe ka ndodhur një aksident I rëndë, ku si shkak I përplasjes një grua ka humbur jetën. Shkak I aksidentit dyshohet të ketë qënë shpejtësia e lartë. Ndaj drejtuesit e automjeteve duhet të ndërgjegjsohen në mënyrë që të parandalohen aksidentet.