Amortizimi I mjeteve zjarrëfikëse nuk do të jetë më një problem për repartin zjarrëfikës në Malësinë e Madhe. Drejtori I këtij reparti, Besnik Hasa u shpreh se automjetet e këtij reparti janë gati dhe të kushte të përshtatshme për terrenin e vështirë malor. Gjatë muajit Maj do të bëhet edhe blerja e një automjeti të ri nga Skocia.
Shefi I repartit zjarrëfikës tregoi edhe masat e marra për kontrollin e subjekteve që merren me tregtimin e gazit.
Reparti zjarëfikës në Malësine e Madhe pritet t’I nënshtorhet një restaurimi të përgjithshëm, për shkak të gjendjes së amortizuar në të cilën ndodhet prej vitesh.