ZAPTIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE, KALIMTARËT ECIN NË RRUGË DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE. Shumica e trotuareve ne qytetin e Shkodres e kane humbur funksionin per te cilin jane krijuar.
Ato nuk jane me rruge kalimi e paracaktuar per kembesoret por jane kthyer ne vendtregtimi per artikujt ushqimore e veshmbathje apo edhe nje vendqendrim per karrigat e tavolinat e lokaleve dhe vendpushimin e automjeteve. Edhe trotuaret qe i kane shpetuar vales se pushtimit jane te demtuar ose kane permasa gjeresie te papershtatshme per kalimin edhe te nje qytetari te vetem. Ky fenomen ben qe qytetaret te ecin pergjate rruges te percaktuar per automjetet duke shkaktuar keshtu nje kaos ne qarkullim por çka eshte me e rendesishmja duke vene ne rrezik çdo dite shendetin dhe jeten e tyre. Nga ana tjeter Keshilli i Bashkise se Shkodres nuk e ka ne rendin e dites kete ceshtje apo problematike te qytetit prej me shume se nje viti duke harruar keshtu publikisht kete problematike e cila ndodh cdo dite ne trotuaret e qytetit te shkodres qofshin keto ne rruget kryesore apo dytesore te qytetit. Eshte e domosdoshme nderhyrja e menjehershme e Bashkise se Shkodres dhe bashkepunimi me policine e qarkullimit rrugor per ndryshimin e kesaj situate anormale qe krijohet cdo dite, haptazi ne rruget e rrugicat e qytetit te Shkodres, perpara se pasojat e mosnderhyrjes te jene te parikuperueshme.