Macron: Do të mbroj Francën dhe Evropën

Presidenti i zgjedhur i Francës, Emmanuel Macron pranoi ndarjet në shoqërinë franceze gjatë zgjedhjeve që i shtyu një pjesë të popullsisë që të votojnë ekstremin e djathtë, por thotë se do të punojë për të gjithë Francën. Macron thotë se do të mbrojë Francën dhe Evropën si President, ndërsa garoi përballë Marine le Pen, e cila pretendon të tërheqë Francën nga Bashkimi Evropian. Bankieri 39-vjeçar, i cili shërbeu si ministër i Financave nën presidentin e Francois Hollande, shkurtimisht vlerësoi mentorin e tij të dikurshëm. Macron thotë se ai duhet të shikojë përpara për hir të të gjithë Francës. Ai tha se ishte nder i madh dhe përgjegjësi për detyrën që merr dhe se do të luftonte kundër përçarjeve në vend. “Unë do të ripërtërij lidhjet me Bashkimin Evropian”, tha Macron gjatë fjalimit të parë si President. Franca zgjedh Emmanuel Macron President! Populli francez ka zgjedhur Emmanuel Macron President të ri të vendit. Rreth 45 milionë votues kanë vendosur që të zgjedhin kandidatin e qendrës së majtës që t’i udhëheqë pesë vitet e ardhshme. Francë, Exit Polle-t nxjerrin fitues kandidatin e qendrës së majtë Pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale sot në Francë, kandidati i qendrës së majtë, Emmanuewl Macron sipas Exit Polle-ve mund të ketë fituar nga 62-67 për qind të votave, ndërsa kandidatja e ekstremit të djathtë mund të ketë fituar rreth 33-36 për qind të vogla. Sondazhet paraprake nxjerrin president të ri të Francës, z.Macron. Ai ishte renditur i pari edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ku kishte disa kandidatë, ndërsa rezultati i tanishëm nuk pritej të kishte surpriza të mëdha për shkak të mbështetjes ndaj tij të shumë kandidatëve të tjerë që u skualifikuan në raundin e parë.

Artikulli paraprakFRANCA ZGJEDH EMMANUEL MACRON PRESIDENT
Artikulli tjetërGUCI E RE, BURRI VRET GRUAN ME ÇIFTE