“Me rindërtimin e Notre-Dame ne rizbuluam atë që kombet e mëdha mund të bënin: të arrinin të pamundurën.”
Kështu tha Presidenti Emmanuel Macron në fjalën e tij për rihapjen e katedrales në përfundim të punimeve që zgjatën 5 vjet.
“Për 5 vjet çdo burrë, çdo grua që punoi këtu, çdo gjest nga çdo cep i largët i botës ishte i nevojshëm”, nënvizoi Macron, duke këmbëngulur në rëndësinë e “vëllazërisë së një populli, të vëllazërisë universale dhe të ndihmës reciproke”.