Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje sindikatave të transportit që të pezullojnë grevat, të cilat do shkaktojnë kaos në udhëtim gjatë festave të Krishtlindjeve.
Gjatë një udhëtimi në Bregun e Fildishtë, Macron sugjeroi që grevistët të bëjnë një “armëpushim” në respekt të familjeve.
“Greva është e justifikueshme dhe e mbrojtur nga kushtetuta, por besoj se ka momente në jetën e një kombi kur është gjithashtu mirë të konsiderosh një armëpushim për të respektuar familjet dhe jetën e familjeve,”- tha Macron.
Dy javë greva për reformat e planifikuara të pensioneve kanë shkaktuar probleme të mëdha në të gjithë Francën.Operatori i trenit SNCF tha se shërbimet do të ndërpriten gjatë Krishtlindjes.
Shumë qytetarë francezë që udhëtojnë për të kaluar pushimet me familjet dhe miqtë bllokohen për shkak të grevave. Qindra fluturime janë anuluar gjithashtu.