Macron uron Ramën: Shqipëria shumë pranë BE-së

Macron uron Ramën: Shqipëria shumë pranë BE-së Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit. Në urimin e tij, shefi i Elizesë vlerëson ecurinë e vendit tonë dhe ndalet veçanërisht tek reforma në drejtësi. “Keni bërë shumë për shtetin e së drejtës. Reforma në drejtësi është një hap i madh përpara, që afron shumë me Bashkimin Europian”, thuhet në urimin e Macron. Presidenti francez shpreh gjithashtu mirënjohjen për rëndësinë, që sipas tij, vendi ynë i kushton Francës. “Jemi bashkë për Europën e së ardhmes”, thotë Macron.

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË PD, NIS MBLEDHJA E KRYESISË PËR KANDIDATURAT
Artikulli tjetërMERR FLAKË FURGONI I PASAGJERËVE DYSHOHET DEFEKT NË SISTEMIN ELEKTRIK