Përmbytjet të cilat ndodhën në Marsin e këtij viti kanë gjunjëzuar aq shumë banorët e Nëshkodrës saqë reagimi i tyre tashmë është zero.
Nëse në vitet 2010-2011 kauza e tyre ishin protestat deri edhe në bllokim rrugësh tashmë kjo gjë jo vetëm nuk po ndodh por ata fshihen përballë të drejtës legjitike që i takon.
Përfaqësuesi i këtyre banorëve dhe njëri prej organizatorëvë kryesor Paulin Macaj i bën thirrje banorëvë që të mos kenë frikë për të kërkuar të drejtat e tyre.
Ai thotë se protesta e studentëve është një mësim i mirë për banorët që sipas tij janë përcarë si pa kuptim , dikush nga politika e dikush tjetër nga frika
Ndërkohë Macaj thotë se është i zhgënjyer nga shteti i cili vazhdon me sagën e përmbytjeve, premton dhe nuk jep dëmshpërblim
Dajçi dhe Ana e Malit kanë qënë 2 zonat më të goditura nga përmbytjet e ketyre viteve.
Banorët e këtyre zonave ende i vuajnë pasojat e përmbytjeve të njëpasnjëshme pasi pjesa më e madhe e tyre kanë marrë borxhe për të rifilluar nga e para jetesën pasi cdo gjë që kishin ua mori uji.