Në 24 orët e fundit bashkia  Malësi e Madhe është përfshirë nga ngricat dhe reshjet e borës. Nënkryetari I bashkisë Malësi e Madhe Sytki Ndrecaj bëri të ditur se po punohet në terren për hapjen e të gjitha akseve rrugore. Dy nëjsitë administratve më problematike për shkak të reshjeve të borës janë Klemend dhe Shkrel. Në segmentin rrugor Tamarë – Vermosh pop unohet për hapjen e rrugës si shkak i reshqitjeve të dherave dhe borës.

Sa I takon akseve rrugore në zonat fushore, nënkryetari i bashkisë Malësi e Madhe bëri të ditur se prej orëve të para është punuar për hapjen e rrugëve.

Zhbllokimi I rrugëve po bëhet përmes hedhjes së skorjes dhe kripës në disa rrugë ku ka patur ngricë gjatë natës bën të ditur nënkryetari Ndrecaj.

Gjatë 24 orëve të fundit, si shkak I reshjeve të borës në bashkinë Malësi e Madhe është përkeqësuar ndjeshëm situata e krijuar në disa segmente rrugore, kryesisht në njësitë administrative Shkrel dhe Kelmend

Artikulli paraprakZOGAJ, BANORËT: VËSHTIRËSI NË RRUGËN E BLLOKUAR
Artikulli tjetërKOSOVË, MBAHEN ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PARLAMENTARE