Teksa është zhveshur sërish për një tjetër kopertinë të një reviste, Madonna ka folur për përdorimin e lëndëve narkotike dhe tundimit ndaj tyre.
Por ndersa është rrëfyer se edhe ajo ka qënë e varur nga droga, ka provuar që të konsumojë shumë ujë që të largojë nga trupi lëndën narkotike.
Madonna ka pozuar për revistën “Interview”, ku diva e muzikës është shfaqur mjaft provokuese.
“Njerëzit përdorin drogë, sepse duan të lidhen me Zotin ose të arrijnë një nivel më të lartë të ndërgjegjes.
Droga të jep iluzionin se je afër Zotit, derisa në fund ajo të merr jetën”, është shprehur këngëtarja.
“Dua të them se dhe unë kam provuar gjithçka njëherë e një kohë.
Por sa më shumë isha “high”, kam kaluar kohë të tëra duke pirë tonelata me ujë për ta nxjerrë jashtë sistemit tim”, ka thënë më tej ajo.