“Vllaznia do të shkojë në Korçë për të fituar ndaj Skenderbeut”. Kështu shprehet zëvendëstrajneri i Vllaznisë Aleksandër Madzar.

“E dimë që është një ndeshje e vështirë por ne do të vijmë më të fortë pas barazimit me Korabin. Nuk e kemi të lehtë por skuadra e Vllaznisë ka fuqitë e duhura për të luajtur fort përballë Skenderbeut, edhe pse jemi përballë korçarëve, ekipit kampion në fuqi dhe pretendent edhe këtë sezon. Kemi forca për të marrë pikë dhe ne shkojmë në Korçë për të luajtur futboll të bukur dhe për të bërë një ndeshje të mirë.

Patjetër që shkojmë për të marrë 3 pikë nëse mundemi dhe do jemi në Korçë jo për të toleruar por për të dhënë maksimumin. Do të japim më të mirën në këtë moment. Ka qenë një situatë e keqe për 2-3 ditë pas barazimit me Korabin por pastaj gjithçka e kemi kaluar. Jemi në gjendje për të ndryshuar situatën në favorin tonë”. Madzar shprehet se edhe barazimi do ishte rezultat pozitiv por Vllaznia futet në fushën e lojës për të kërkuar fitoren ndaj korçarëve. “Patjetër që barazimi është rezultat i mirë për ne por ne do të shkojmë të motivuar për të marrë 3 pikë nëse mundemi.

Nuk mund të flasim me lojtarët që do të shkojmë për të marrë barazimin por për të marrë fitoren. Në ligën shqiptare çdo ekip mund të fitojë me skuadrat e kreut. Mungojnë 3 lojtarë por kemi të tjerë që mund ta përballojnë dhe të japin maksimumin. Të gjithë ata që do luajnë nesër janë të motivuar dhe s’ka arsye për të qenë të shqetësuar”. Vllaznia ka shanse për të arritur vendin e katërt. “Unë besoj se mund të jemi në vendin e 4, veçanërisht nëse fitojmë ndeshjen direkte me Luftëtarin në Shkodër. Ajo ndeshje do ta vendosë se cila skuadër do jetë në vendin e 4”. Vllaznia luan ndeshjen e saj në transfertë me Skenderbeun të shtunën me 6 prill në ora 19:00, një përballje interesante për vetë objektivat e të dy ekipeve.

Artikulli paraprak6 MAJI, SHKODRA MERR DEKORIN E LULEVE
Artikulli tjetërKULT – XHOAN SHKRELI