Mafia italiane ka shtrirë duart dhe në sektorin e basteve sportive e të lojërave të fatit duke marrë kontrollin e tyre e duke i shfrytëzuar për të pastruar të ardhurat e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Ky është një nga alarmet e përcjella nga Antimafia italiane dhe të vërtetuara nga megaoperacioni Galassia i ekzekutuar pak muaj më parë në Itali.

Është ekstraduar sot nga Mali i Zi në aeroportin Leonardo Da Vinci të Fiumicinos në Romë, shtetasja malazeze Ivana Ivanovic, e shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit Galassia, ekzekutuar nga autoritetet italiane në nëntor të vitit 2018.

Ajo u arrestua në 12 gusht të 2019 në Mal të Zi e me urdhër të Prokurorisë së Reggio Clabaria, e gjatë ditës së sotme ekstradimi i saj në Itali për t’u përballuar me drejtësinë italiane.

Ivana Ivanovic së bashku me 18 persona të tjerë akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal të modelit mafioz, mashtrim ndaj shtetit e falsifikim dokumentesh fiskale.

Aktiviteti i tyre shtrihej në sektorin e basteve sportive online e të lojërave të fatit për llogari të kompanive. planetwin365”, “betaland” e “enjoybet” në bashkëpunim me mafian kalabreze Ndrangheta e cila ishte e infiltruar në aktivitetin e tyre tregtar si dhe i shfrytëzonte për të ricikluar të ardhurat e paligjshme.

Operacioni Galassia çoi në sekuestrimin e 23 kompanive të huaja e 15 kompani italiane, me aktivitet në sektorin e basteve sportive e të lojërave të fatit, në mbylljen e 22 portaleve të basteve online në nivel kombëtar e ndërkombëtar, në sekuestrimin e 24 pasurive të patundshme, 7 automjete si dhe llogari bankare brenda e jashtë Italisë me vlerë 723 milionë euro.

Malazezja Ivana Ivanovic ndodhet në burgun e Rebibias në Romë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Artikulli paraprakEMIGRANTË TË PALIGJSHËM NË RIMORKION E MBYLLUR TË NJË KAMIONI QË UDHËTONTE NGA FRANCA PËR NË IRLANDË
Artikulli tjetërSKANDALI I DOPINGUT, RUSIA RREZIKON TË PËRJASHTOHET NGA EURO 2020