Mafia shqiptare në Dublin, super e rrezikshme: Irlanda ngre në këmbë njesitë speciale
Njesitë speciale të Irlandës janë duke zhvilluar disa operacione supersekrete kundër anëtarëve të mafias shqiptare që vepron në Dublin duke e çuar në thuajse 1 milionë euro, vlerën e kanabisit që është sekuestruar ditët e fundit. Një hetim i veçantë nga “Herald” ka zbuluar që gangsterët shqiptarë pastronin para përmes bareve të vogla dhe lavazheve të makinave nëpër të gjithë Dublinin. Në bastisjen më të fundit në zonën e parkut Westbook në veri të Dublinit, oficerët e armatosur u larguan vetëm pasi ata sekuestruan 360 mijë euro kanabis në të njëjtën zonë u ata kishin gjetur më parë ngarkesa të tilla. Lufta kundër kriminelëvë shqiptarë është duke u drejtuar nga shërbimi sekret dhe organizuar nga njesia elitë e Gardës dhe Byroja e Krimit të Organizuar. Tani ka dalë në pah se gangsterët shqiptarë janë duke shitur një kile vaj kanabisi tek shpërndarësit e drogës për pesëmijë euro deri në tremijë euro ëm lirë se të tjerët. Sipas një vlerësimi të Gardës, vlera e shitjes në rrugë e sasisë së drogës mund të jetë njëzetmijë euro, në varësi të pastërtisë. “Ata janë duke duke zhvlerësuar këdo, “ tha nëj burim natën e fundit. “Ata në fakt pretendojnë të jenë shtetas italianë dhe janë duke i pastruar paratë nëpërmjet bareve të vogla dhe lavazheve të makinave. Fara e keqe që po shitet aktualisht kultivohet në vendin e tyre dhe ata e sjellin këtu të paketuar me vakum dhe gati për ta shitur.” Çmimi i ulët i kanabisit ka çuar në një rritje të tensioneve në territoret e gangsterëve në rrugën e Irlandës pasi kriminelët irlandezë po ndiejnë se shqiptarët po i nxjerrin jashtë “nga biznesi.”