Sipas një dokumenti të autoriteteve franceze, mafia shqiptare po rrit prezencën akoma më shumë në Francë.

“Le Figaro”, që ka siguruar këtë dokument, shkruan se grupet kriminale shqiptare janë tepër aktive në trafikun e drogës, vjedhjeve dhe kontrabandës së emigrantëve.

Një dokument i Ministrisë franceze të Drejtësisë thotë se bëhet fjalë për bandat shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Në këtë dokument, theksohet se mafia shqiptare po shpreson në anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE për të zhvilluar aktivitetin kriminal në Francë.

Këto grupe kriminale janë vendosur në Francë që në vitin 2010 dhe që prej atëherë po konsolidojnë pozitat e tyre në aktivitetin ilegal.

Për herë të parë janë instaluar në Ile-de-France dhe përgjatë kufijve lindorë të vendit, për të qenë pranë shteteve të tilla Gjermania, Italia apo Zvicra.

Në Francë, grupet shqiptare janë të përqëndruara më së shumti në tre fushat e përmendura më sipër, që kanë të bëjnë me trafikun e drogës, të emigrantëve të paligjshëm dhe të vjedhjeve.

Mafia shqiptare në Francë përshkruhet se ka monopolin mbi shumë transaksione kriminale, përfshirë trafikun e armëve dhe drogës.

Mafia shqiptare ka një bazë të fortë në Francë, prej nga vëzhgon transaksione primare në vendet fqinjë nga familje e klane të ndryshëm mafiozë.

Media franceze deklaron se “në shumë qytete në Francë ka një rrjet të mafias shqiptare që është e përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe prostitucionit. Është rrjet shumë i organizuar dhe shumë i vështirë për t’i gjetur rrënjët dhe penetruar”.

Artikulli paraprakSHKODËR, MASAT E SIGURISË PËR TRAFIKANTËT
Artikulli tjetërSHKODËR, EKONOMIKU “TAKIM NDËR VITE”