Policemen raid an ice cafe in Duisburg, western Germany, on December 5, 2018. - Around 90 people suspected of belonging to the notorious 'Ndrangheta mafia were rounded up in raids across several European and Latin American countries, Italian police said. The suspects are thought to be key members of the powerful organised crime syndicate based in southern Italy. They are accused of committing "serious crimes" including activities linked to international drug trafficking. The vast anti-mafia operation was carried out by Italy's anti-mafia and anti-terrorism force in collaboration with German, Belgian and Dutch authorities. (Photo by Christoph Reichwein / dpa / AFP) / Germany OUT

Krimi i organizuar përbën kërcënimin më të madh për sigurinë europiane, duke eklipsuar terrorizimin dhe migracionin.

Sipas Agjencisë Europiane të Policisë, Europol, grupet mafioze me origjinë nga Shqipëria renditen përkrah mafies italiane dhe asaj me origjinë nga Europa Lindore.

Grupet mafioze me origjinë nga Shqipëria renditen nga Agjencia Europiane e Policisë, Europol, përkrah mafies italiane, dhe asaj me origjinë nga Europa Lindore.

Tani sipas Europol-it, rritja e numrit të grupeve të dhunshme të krimit të organizuar përbën kërcënimin më të madh për sigurinë europiane, duke eklipsuar terrorizimin dhe migracionin.

Gjithashtu në biznesin kriminal që qarkullon brenda një viti 110 miliardë euro janë përfshirë dhe grupe me prejardhje nga Azia, Afrika dhe Amerikan e Jugut.

“Momentalisht krimi i organizuar përbën rrezikun më të madh për sigurinë e brendshme të Bashkimit Europian.

Për të parandaluar krimin e organizuar ne duhet të veprojmë në shkallë ndërkombëtare, sepse kështu po veprojnë dhe grupet e krimit të organizuar,” tha në një konferencë shtypi Jari Liukku, kreu i Qendrës së Krimit të Organizuar pranë Europol-it.

Zyrtarët shtojnë se krimi i organizuar mbeti “në hije” gjatë viteve të fundit kur Europa u ndesh me një valë sulmesh terroriste dhe një krizë të madhe migracioni.

Giuseppe Governale, kreu i Drejtorisë së Hetimit Anti-Mafia të Italisë, tha se Cosa Nostra siciliane, “Ndrangheta” e Kalabrisë dhe Kamorra napolitane mbeten grupet më të mëdha. Ai shtoi se problemi i grupeve mafioze ishte më i përhapur dhe e quajti “një problem europian.”

Artikulli paraprakQEVERIA HOLANDEZE KUNDËR PARLAMENTIT PËR KTHIMIN E VIZAVE PËR SHQIPTARËT, REAGON EDHE KE
Artikulli tjetërILAÇE KONTRABANDË NË AUTOBUSIN E LINJËS GREQI-SHQIPËRI