Vrasësi i një emigranti shqiptar në Itali, Antonio Esposito, i njohur edhe me nofkën “O sapunaro”, nuk mund të dënohet edhe pse një mafioz i penduar ka rrëfyer se bosi kamorrist është autor i krimit.

Esposito u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e Napolit për vrasjen e shqiptarit që kishte shkuar në Maddaloni, provinca e Casertas, më 2005 , por më pas fitoi pafajësinë.

Tani, një mafioz i shndërruar në bashkëpunëtor të drejtësisë, ka pohuar se Esposito ishte vërtet fajtor, bashkë me një tjetër, prë vrasjen e shqiptarit, por ai nuk mund të procedohet sërish, për shkak se dikush nuk mund të procedohet dy herë për të njëjtin krim.

Aktualisht, “O sapunaro” është në burg për një tjetër krim, kryer më 25 maj 2016, kur vrau kapon e një bande shpërndarësish droge në Maddaloni.

Viktima, gjatë kohës kur bosi ishte në qeli për vrasjen e shqiptarit, nuk i kishte dhënë përqindjen e fitimeve nga shitja e drogës.

Artikulli paraprakTRANSPORTONTE HASHASH SHQIPTAR PRANGOSET GREKU
Artikulli tjetërPROTESTA E BIZNESIT, RAMA: TALLJE ME NJERËZIT NGA POLITIKANËT PA ATDHE