Magazina përfshihet nga flakët, rrezikohet pyjet në Milot
Një magazinë është përfshirë nga flakët në Milot gjatë pasdites së sotme. Nuk raportohet për persona të lënduar, pasi magazina ka qenë e boshatisur kur ka rënë zjarri. Objekti është pranë një zone pyjore dhe ka rrezik që flakët të përhapen në pyll. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Shkaqet e zjarrit në ish magazinën e shtetit, janë ende të paqarta.