Deputeti i PS, Pandeli Majko, sfidon jo vetëm opozitën por kërkon edhe sakrificë nga Qeveria socialiste, për të shkuar në zgjedhje të parakohshme sëbashku me referendumin.
Sipas Majkos, është me vend që thirrjes së demokratëve për zgjedhje në rast se nuk pranohen vendet e rezervuara, socialistët të mos i thonë jo, për ti treguar ndërkombëtarëve seriozitetin e shumicës për reformën në drejtësi dhe jo për interesa politike të qeverisjes. Komenti i deputetit socialist ne facebook me titull origjinal “Delet nuk meritojne referendum” Vlen të shkruhet dhe rishkruhet se “pika 88” e vlerësimeve të Komisionit të Venecias e cila ka “bllokuar” aktualisht Reformën e Drejtësisë sipas opozitës shkruan: “Në se partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve, që do të vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), ata mund të zgjedhin një sistem proporcional zgjedhjeje, i cili i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive ose çdo lloj modeli tjetër të përshtatshëm, i cili do t’i siguronte opozitës një ndikim të caktuar në procesin e zgjedhjes së tyre.” Pyetja naive që mund të bëhet nga kushdo që e kupton shqipen e shkruajtur kur lexon këtë vlerësim me “numrin 88” është se cfarë nuk i përmbushet opozitës me këtë vlerësim të Komisionit të Venecias? Ajo që vlen të ripërsëritet si përgjigje fillon nga pjesa e parë e “pikës 88”: “Në se partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve që vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë…” Pra, gjithshka e “pikës 88” fillon me një kusht me “Në se…”-në që nuk e komenton asnjë opozitar sot. “Në se palët nuk bien dakord për NJE SHUMICë TE CILESUAR(!)… O miq, vëllezër e motra, që nuk na keni votuar! Ne socialistët, mund të kemi një “thes” me probleme e të meta. Por, a mundet që oponentët tanë politikë (që kanë votën tuaj) ta shpejgojnë në shqipen e kuptueshme se :“KUSH ESHTE SHUMICA E CILESUAR QE PARTIA SOCIALISTE KA REFUZUAR?!” Të dalë një i vetëm dhe të thotë shqip dhe qartë: – KERKUAM KETE SHUMICE TE CILESUAR DHE PARTIA SOCIALISTE E REFUZOI! Ndjesën më të thellë dhe sic thotë fjala e vjetër “e hëngshim turpin me bukë” në se Partia Socialiste e ka bërë këtë! POR a e ka bërë?! Përgjigja është një rrokëshe: JO!