Ministri për Diasporën Pandeli Majko, thotë se duke nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qarkullimi i njerëzve dhe mallrave midis dy shteteve do të jetë i lirë, duke hequr kështu të gjitha barrierat doganore.

Majko: Dje, në një vizitë zyrtare në Prishtinë, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj më konfirmoi lajmin i cili është diskutuar prej kohësh midis Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës. Ai është fillimi i lëvizjes së lirë së njerzve dhe mallrave midis dy vendeve tona duke filluar nga 1 janari 2019.

Kujtoj se në takimin e parë zyrtar të dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe Kosovës, si afat u vendos që ky proces të fillonte në 1 janar 2018. Për arsye të mirëkuptueshme, Qeveria e Kosovës kërkoi kohën e nevojshme për të marrë vendimin.

Dje, Kryeministri Haradinaj më kërkoi që në festimet ku ishim të ftuar bashkë me Presidentin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrat Pacolli dhe Gashi në Komunën Skënderaj, nën hijen e bustit të Bacës Adem Jashari, të isha unë që do të jepja lajmin se Kosova e ka marrë vendimin përfundimtar për lëvizjen e lirë midis kufijve shtetërorë të dy vendeve tona.

Lexova që sot, Gjuric, Drejtori i zyrës për Kosovën në Shtetin serb ka deklaruar se “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kufij, ekziston vetëm kufiri ndërmjet Serbisë e Shqipërisë me gjatësi 111 kilometra”… Uroj që dikush ti thotë se Jugosllavia nuk ekziston më… Ëndrrat me ndryshim kufijsh kanë mbaruar përfundimisht. Kosova është shtet i pavarur dhe kjo është arsyeja pse edhe ai është sot drejtor…Natyrisht.

Artikulli paraprakKFF VLLAZNIA GATI PËR NË “CHAMPIONS LEAGUE”
Artikulli tjetërMETA DEKRETON LIGJIN, ZYRTARIZOHET MËSIMI SHQIP NË DIASPORË