Deputeti socialist,Pandeli Majko,është vënë në krye të një nisme solidare në zonën e tij zgjedhore në kryeqytet, duke u gjendur në ndihmë të grave kryefamiljare në prag të ndërrimit të viteve.
Gjatë ditës së djeshme ai ka shpërndarë gjelin e detit dhe bakllavanë për mbi 100 familje në njësinë numër 5. “Gratë kryefamiljare që mbajnë të vetme fëmijët… Të “padukshme” ato mbartin një hall që ndryshon nga të tjerët. Shpërndamë në Njësinë 5 për mbi 100 raste, gjelin e detit dhe bakllavanë për festën e vitit të ri. Faleminderit për ata që kontribuan” shkruan Majko në fb.