POSTIMI I MAJLINDA ANGONIT

Themelojmë Këshillin Ekonomik të Shkodrës.
Në takim me përfaqësues të bizneseve shpalosa pikën kyesore të programit ekonomik, ndërtimin e Këshillit Ekonomik të Shkodrës.

Këshilli Ekonomik i Shkodrës do të jetë një forum bashkëpunimi mes komunitetit, biznesit dhe bashkisë me qëllim vendosjen e prioriteteve për biznesin, më shumë lehtësira, thjeshtësim procedurash dhe hartimin e një pakete që mbështet biznesin e vogël dhe të mesëm.

Partneriteti me biznesin dhe një klime të përshtatshme për bizneset e reja do t’i japin frymëmarrje ekonomisë dhe më shumë mundësi për të rinjtë për tu bërë pjesë e sipërmarrjes.
Në 6 Mars #Voto1
#Voto_MajlindaAngoni
#ShkodraEArdhmjaJonë ☀️🌹
#SkaKohëPërPushim 🏃‍♀️🏃‍♂️

 

Artikulli paraprakVIDEO – “Mirëmëngjes nga Shkodra e dashtun”, kryeministri Rama nis ditën me pamje nga kryeqendra e Veriut…
Artikulli tjetër“MIRËMËNGJES NGA SHKODRA E DASHTUN”, KRYEMINISTRI RAMA NIS DITËN ME PAMJE NGA KRYEQENDRA E VERIUT