Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në kategorinë -52kg në Grand Slamin e Abu Dhabit.
Majlinda në finale të këtij Grand Slami ka mposhtur kundërshtaren italiane Odette Giuffrida.
Paraprakisht, Majlinda në këtë grand slam triumfoi ndaj xhudisteve Salimata Fofana (Bregu i Fildishtë), Anna Kazyulina (Kazakistan), Park Da Sol (Kore e Jugut), dhe Chelsie Giles (Britania e Madhe).
Xhudista jonë kishte mposhtur këtë garuese edhe në finalen e Lojërave Olimpike”Rios 2016” ku arriti ta fitojë medaljen e parë të artë Olimpike për Kosovën.
Majlinda fitoi pesë luftëra, të cilat i sjellin edhe 1 mijë pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Nesër garon Akil Gjakova në kategorinë -73 kg.