Një shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi makina me të cilën po udhëtonte është përplasur me një kamion. Goditja ka qenë fatale për shqiptarin 49-vjeç që po drejtonte makinën, pasi humbi jetën në vend. Ndërsa i plagosur në gjendje të rëndë mbeti pasagjeri.

Por autoritetet greke nuk i kanë publikuar emrat e viktimës dhe të plagosurit. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën Thebë-Livadia. Nga të dhënat e para dyshohet se fushëpamja e kufizuar për shkak të mjegullës dhe një manovër e gabuar solli aksidentin me pasoja.

 

Artikulli paraprakKENI BËRË PLANE PËR FUNDJAVËN, JA SI DO TË JETË MOTI
Artikulli tjetërMALI I ZI MIRATON LIGJIN PËR SIMBOLET KOMBËTARE, ÇFARË PARASHIKOHET PËR FLAMURIN SHQIPTAR