Një 28 vjeçar gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të marte, pasi automjeti me të cilin po udhëtonte përfundoi në ujrat e lumit Drin në Shkoder.
Mjeti tip Fiat Punto ka qënë duke lënë qytetin verior, kur në afërsi të urës së Bahçallekut rreth ores 07.15 ka devijuar nga aksi kryesor, e në vend që të hynte në urë ka përfunduar jashtë rruge duke rënë në ujrat e lumit në një thellësi rreth 5 metra. 2 orë e gjysëm pas ngjajres polumbarët dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodres bënë të mundur nxjerrjen e trupit të drejtuesit të mjetit Sokol Kulla, i cili kishte qënë duke levizur i vetëm.
Mbetet e pakuptimte menyra si ka devijuar makina nga aksi kryesor për të përfunduar në lumin Drin, por grupi hetimor që po merret me zbardhjen e kësaj ngjarje, nga të dhënat e para flet për një shpejtësi në lëvizje tej normave të lejuara. Trupi i 28 vjecarit eshte derguar ne morgun e spitalit të Shkodrës ku do të zbardhen edhe arsyet e kësaj ngjarje të rëndë