Një makinë ka rënë në humnerë mëngjesin e së mërkurës në rrugën Koman-Vau i Dejës.

Mësohet se në automjet ishin tre persona, të cilët janë plagosur, dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Nuk dihet ende lidhur me shkaqet e kësaj ngjarje.

Policia dhe forcat e zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

Nderkohe policia ne deklaraten e tyre zyrtare bejne me dije se :

Shkodër

Informacion Paraprak

Në aksin rrugor Shkoder-Koman, ka dalë nga rruga një automjet tip kamionçinë.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit K. Sh. , I. Sh. dhe A. L. banues në Tiranë, të cilët kanë qënë duke shkuar në punë, pasi janë punonjës të HEC.

Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një kthese të fortë.

Të dëmtuarit po transportohen me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakKRIM I RËNDË NË FAMILJE, BURRI VRET VAJZËN DHE GRUAN
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 8 GUSHT