3 të rinj mbeten të plagosur, pasi automjeti me të cilin udhetonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me uje. Aksidenti ndodhi rreth orës 11 e 30 minuta në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, pranë Fushë-Mamurrasit.

Sipas policisë shtetasi G. D., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Audi A5” dhe mjeti përfundoi në kanal. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ky shtetas, njëri prej tyre 18 vjeç dhe 2 të tjerët 17 vjeç, të cilët po marrim mjekim në spitalin e Kurbinit.

Te plagosurit ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashte rrezikut për jeten, ndërsa policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes nisi hetimet pëe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ketij aksidenti.

Artikulli paraprakPUKA ME EKIP BOKSI
Artikulli tjetërMË SHUMË VIZITA NË MUZEUN E KALASË “ROZAFA”