Makina bie nga 30 metra lartësi, plagosen 5 anëtarë të një familje
Pesë persona anëtarë të një familje janë plagosur pasi makina me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 30 metra poshtë rrugës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “ish-teleferiku”, sektori C ku mjeti me targa AA 360 BC që drejtohej nga një 45 –vjeçar doli nga rruga. “Në automjet udhëtonin gjithësej 5 veta, katër vëllezër dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit: Sh.Sh (drejtuesi i mjetit) E.Sh, B.Sh, B.Sh, dhe shtetasja D.Sh (bashkëshortja e drejtuesit të mjetit)”, thotë policia. Katër prej të plagosurve janë dërguar në spitalin e Laçit, ndërsa një tjetër u dërgua në Tiranë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Shkaku paraprak i daljes së mjetit nga rruga dyshohet të jetë humbja e kontrollit mbi automjet nga ana e drejtuesit si pasojë e lagështirës në rrugë Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të daljes së mjetit nga rruga.