Një automjet tip “Skoda” ka dalë nga rruga pasditen e së shtunës duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e tij.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Buzmadh. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, 31-vjeçari Ç.M, banues në Tiranë.
I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Fier për mjekimin e parë, ndërsa më pas u transportua me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.