Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Prrenjas- Qafë Thanë.
Ka qenë një automjet tip “Mitsubishi” që ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përplasur 54-vjeçarin Andrea Vreto, banues në Prrenjas i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti i përfshirë në aksident drejtohej nga Haxhi Çollaku, kryetar i degës së PS në Prrenjas.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ka shoqëruar drejtuesin e automjetit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.