Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradë Lezhë-Shkodër. Raportohet se një mjet tip “Volkswagen” që drejtohej nga shtetasi Marin Kola, ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë marrë lëndime dy persona, Marin Kola 21 vjeç dhe pasagjeri në automjet shtetasi F.P., 16 vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë për të marrë trajtim.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksident.