Një 33-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme, (25 gusht) në aksin rrugor Klos-Dars.

Sipas policisë “shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën pasagjeri Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër”.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakVARKA ME 3 PERSONA PËRMBYSET NË LIQENIN E PRESPËS
Artikulli tjetërZJARR NË FUSHË-KRUJË, RREZIKOHET LINJA E TENSIONIT TË LARTË 400 KV SHQIPËRI-KROACI