Dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën, pasi një makinë e ambasadës amerikane u përplas me një automjet tjetër.
Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad mëngjesin e sotëm. Mediat lokale raportojnë se viktima janë një burrë dhe një grua.
Shkak për aksidentin mësohet të ketë qënë lëvizja e gabuar e makinës së ambasadës, e cila e kaloi kryqëzimin me semaforin e kuq, duke i zënë pritën makinës tjetër.
Për këtë, drejtuesi i makinës së ambasadës, një shtetas pakistanez u arrestua.