Kapen në kufirin greko-shqiptar mbi 40 kg marijuanë dhe mbi 2 kg hashash çokollatë.

Sipas medieve greke, mësohet se Policia ka ndaluar në Sajadhe një mjet që vinte nga kufiri gjelbër. Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 14 pako me 40 kg 860 gram marijuanë dhe 9 pako me 2 kg 190 gram hashash çokollatë.

Për pasojë, në pranga përfundoi drejtuesi i mjetit 39-vjeç. Ndërkohë në vendin e quajtur Rajo, u gjet i braktisur një mjet që rezultoi të kishte rolin e kontrollorit te rrugës për kalimin e mjetit me drogë.

Drejtuesi i mjetit te braktisur, një shtetas 26-vjeç, u kap ne Nea Selefkia, Igumenice

Artikulli paraprakPERPLASEN DY MJETE, NJERI SHKAKTON VDEKJEN E DY KEMBESOREVE BABE E BIJE
Artikulli tjetërECTE BUZË RRUGËS, AKSIDENTOHET PËR VDEKJE SHQIPTARI