Ky kalë i ngordhur prej afro 15 orësh ka qëndruar në mes të rrugës. Këto fotografi janë dërguar në redaksinë e Star Plus Televizion nga banorët të zonës të cilët janë shqetësuar lidhur me këtë ngjarje dhe këto imazhe me të cilat janë përballur.

Pas më shumë se 15 orësh në mes të rrugës banorët kanë fotografuar kalin e ngordhur duke e denoncuar si rast duke qenë se askush nuk e ka lëvizur. Një gjë e tillë ka ndodhur vetëm në orët e paradites të 5 qershorit teksa disa persona e kanë larguar nga trotuari ku ndodhej që mbrëmë. Janë të paqarta arsyet e ngordhjes së kalit por nisur nga këto imazhe por edhe se çfarë thonë banorët e zonës dyshimet janë për një aksident të mundshëm.

Mendohet se kali është përplasur nga ndonjë makinë që ka kaluar aty me shpejtësi duke e goditur atë dhe duke e lënë të ngordhur. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë pa u shqetësuar për përplasjen me kalin. Nisur nga pamjet goditjen e ka marrë në kokë duke bërë që të mbesë në vend.

Kjo është një ngjarje e paralajmëruar sepse shpesh herë në njësitë të ndryshme administrative në Shkodër mes të cilave edhe Rrethinat ku ndodhi ku aksident por edhe brenda në qytetin e Shkodrës, madje edhe në qendër të qytetit shpesh herë kemi parë kuaj që lëvizin të lirë nepër rrugë, sheshe apo lulishte të ndryshme.

Është e paqartë edhe forma se si vijnë ndërsa prej kohësh nuk ka një kujdes ndaj tyre. Nuk është hera e parë që kuajt kryesisht gjenden të ngordhur në mes të rrugëve në vende të ndryshme të qytetit të Shkodrës apo edhe në njësitë administrative. Ka raste kur lihen edhe disa ditë me radhë duke rrezikuar që të kthehen në burim infeksionesh ndërsa jo rrallë herë janë banorët apo edhe kalimtarë të rastit që ndërhyjnë për të mos i lënë në atë gjendje.

Artikulli paraprakSHKODËR, NIS MIRËMBAJTJA E RRUGËS SË DUKAGJINIT
Artikulli tjetërSHKODËR, DHURIMI I GJAKUT PËR FËMIJËT TALASEMIKË