Një aksident i rënë i ka marrë jetën një 50-vjeçarje në qytetin e Lushnjes.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, kur një furgon me targa “AA00FT” ka dalë nga rruga dhe është futur në lulishten më të populluar të qytetit.

Si pasojë makina është përplasur me një pemë, duke e rrëzuar atë. Viktima është Teuta Aliçkolli, u plagos rëndë dhe u transportua në spital, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.

Ende policia nuk ka bërë raportimin për ngjarjen, por plagosur kanë mbetur edhe 3 persona. Mes tyre është edhe djali i viktimës, i cili ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Artikulli paraprakBESIMTARËT MYSLIMANË FESTOJNË KURBAN BAJRAMIN, KRYETARI I KMSH-SË: MOS E HUMBNI SHPRESËN TE ZOTI
Artikulli tjetërSHPËRTHEN IMPIANTI I GAZIT, SHKRUMBOHET MAKINA, BURRI DIGJET BRENDA, SHPËTON GRUAJA