Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur, në një sulm me armë në Itali. Të dhënat janë paraprake dhe media të ndryshme shkrujnë se numri i të lënduarve mund të jetë më i lartë. Dy persona dyshohet se kanë hapur zjarr nga një makinë në Macerata të Italisë në lagje të ndryshme të qytetit. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, në makinën tip Alfa Romeo ngjyrë të zezë ndodhen dy pesona, të cilët vijojnë të gjuajnë me armë.

Kryetari i Bashkisë së Maceratës u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi pasi ky mund të jetë një sulm i planifikuar. Deri në këto momente, policia nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. “Qëndro në shtëpi” është mesazhi i nisur për qytetarët nga kryebashkiaku i Macerata, Romano Carancini nga profilet sociale të qytetit, ndërsa të shtënat janë raportuar në pjesë të ndryshme të qytetit. “Për arsye sigurie, të gjithë nxënësit do të qëndrojnë në shkollë dhe të ndalojnë autobusët e transportit publik”, shkruan ai më tej.

Artikulli paraprakPROTESTA PËR “DETIN” TE KRYEMINISTRIA QYTETARËT KËRKOJNË SQARIME
Artikulli tjetërHOT I RI, MUNGESË E ZAKONSHME E ENERGJISË