Rruget e brendshme të Lezhës për herë të parë do të monitorohen nga makina inteligjente.Mjeti i policisë rrugore është vendosur në qytet pas ankesave të shumta të qytetareve, se makinat lëvizin me shpejtësi të lartë duke ju rrezikuar jeten.Efektivet e policisë janë fokusuar në zonat më problematika, si bulevardi “Gjergj Fishta” rruga “Shtraus” dhe ajo pranë katedrales.
Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore në Lezhë Valmir Nikolli thotë se nën monitorim do të jene të tre qytetet e këtij qarku, por sipas tij të kujdesshem në rrugë duhet të jenë edhe këmbësoret.
Sipas të dhënave zyrtare vetem në dy ditet e fundit Policia Rrugore e Lezhës ka vendosur rreth 90 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, siç është shpejtësia, përdorimi i celularit dhe parkimet e gabuara në qytet.