Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në dalje të qytetit të Kukësit, në vendin e njohur si Ura e Drinit.

Makina pasi ka dalë nga rruga është përmbysur duke u shkatërruar plotësisht. Por tre të rinjtë nga Lezha që udhëtonin në të kanë qenë me fat. Kanë marrë fraktura, por janë jashtë rrezikut për jetën thanë mjekët në një njoftim paraprak.

Sipas policisë, makina me targë AA 068 HT, ka dalë nga rruga e për pasojë është përmbysur rreth 5 metra poshtë rrugës.

Të plagosurit janë: Aleksandër Tanushi, 26 vjeç, Fatjon Bregu, 25 vjeç dhe Mark Tanushi, 27 vjeç , të tre nga Lezha. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit, për të cilin paraprakisht dyshohet shpejtësia e madhe.

Artikulli paraprakTRANSPORTONIN DROGË ME ÇANTA, ARRESTOHEN 3 TË RINJTË
Artikulli tjetërKORRUPSIONI NË UNIVERSITETIN E ELBASANIT, BURG DEKANIT DHE NJË PEDAGOGEJE, NJËRA LIROHET