Një automjet i parkuar në Aeroportin e Rinasit ka ngjallur dyshimet e forcave të rendit. Menjëherë është bërë rrethimin e zonës nga FNSH të cilët kanë bërë një kontroll të imtësishëm brenda saj.
Pas kontrollit ka rezultuar se makina ishte bosh. Dyshimet e saj erdhën pas denoncimeve se brenda saj mund të kishte objekte të paligjshme. Ajo qëndronte prej një jave e parkuar në parkingun në brendësi të Aeroportit.
Pas kontrollit ka rezultuar se makina ishte bosh dhe në brendësi të saj nuk kishte objekte të paligjshme apo lëndë narkotike ashtu sikurse u dyshua në fillim.