Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur rreh orës 00:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Buzëmadhit”.

Sipas policisë në automjet tip “Benz”, me targa Gj 1953 B, i cili drejtohej nga 25 vjeçari G.M, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, 23-vjeçari G.M. Të plagosur rëndë kanë mbetur edhe drejtuesi i automjetit, si dhe një tjetër pasagjer, 20-vjeçari O.B. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë shpjetësa e lartë.

Artikulli paraprakQEVERIA DANEZE DO TË BLEJË TË DHËNAT E “PANAMA PAPERS”
Artikulli tjetërSINDIKALISTËT PËR ARSIMIN: KY ËSHTË “SHTATORI I REGRESIT”