Një makinë tip ‘Ford’ është përfshirë nga flakët në lëvizje në zonën e Skelës. Drejtuesi i makinës ka dalë me shpejtësi nga automjeti dhe raportohet se nuk ka lëndime.
Zjarrfikësja ka mbërritur me shpejtësi duke shuar zjarrin, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike.